Shiste lëndë narkotike nëpër lagjet italiane, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron 115 mijë euro

Shqipëria

Shiste lëndë narkotike nëpër lagjet italiane, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron 115 mijë euro

Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shtetas shqiptar 31-vjeçar u arrestua pasi akuzohet për shpërndarje  droge në zonën e Sanit, Itali.

Hetimi nisi pas denoncimit të disa banorëve, të cilët kishin denoncuar se një makinë e dyshimtë kishte ndaluar disa herë poshtë shtëpive dhe më pas ishte larguar sërish, por bënte ndalesa të shpeshta në mes.

Rreth 50 doza kokaine u gjetën brenda një qeseje. Policia ka zhvilluar kontroll edhe në shtëpinë e 31-vjeçarit, duke gjetur 260 gramë të tjera kokainë të ndarë në doza. Në një dollap ata gjetën 155 mijë euro të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Përveç shumës, gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një Rolex origjinal, me një vlerë të përafërt rreth 20 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat