Kthjellime deri në mesditë dhe dobësim të vranësirave, si pritet të jetë moti sot

Shqipëria

Kthjellime deri në mesditë dhe dobësim të vranësirave, si pritet të jetë moti sot

Më: 7 maj 2023 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Sot në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë.

Deri në mesditë i gjithë territori ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që pas mesdite vranësirat të theksohen gradualisht duke sjellë momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes Lindore.

Por orët e mbrëmjes dhe natës vonë do të sjellin dobësim të vranësirave edhe përgjatë kufirit Lindor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat