Hoxha ironizon hapur ‘BBV’ dhe plas deklaratën: Sot kërkujt s’ja paskan q* atë nanë!

Shqipëria

Hoxha ironizon hapur ‘BBV’ dhe plas deklaratën: Sot kërkujt s’ja paskan q* atë nanë!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:33
Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha pas një nate të bujshme të ngjarjes më të madhe që prisnin shumica e shqiptarëve, ka ironizuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social duke u habitur nga fakti se nuk është raportuar asnjë vrasje apo asnjë ‘yll’ i paplasur si një kapsoll 2 mijë lekësh duke bërë krahasimin për personat VIP në emisionin e ndjekur nga shikuesit.

Postimi i Artan Hoxhës:

Wwwooooowwww…

Dielli paska lindur serish…

Asnje vrasje, vetvrasje, harakiri kolektive, nuk paska ndodhur gjate nates se djeshme…

Te sherbimi urgjences i spitalit “Nene Tereza”, nuk eshte paraqitur as nje “yll” i plasur apo i paplasur si kapsoll 2 mije leksh.

Sallen operative te policise, nuk e paska shqetesuar asnje grup fansash qe po ja hiqnin vetes…

Ne qe kemi qene duke pare si Real Madrid fitoi kupen e Spanjes, nuk paskemi humbur asgje te rendesishme…

Madje as Bled Mane nuk eshte qethur si Magua te “I fundit i mohikaneve”,

lere pastaj Fred Çako nuk e ka rruajtur mjekrren…

Ai booooomi i madh qe do te ndodhte mbreme pas mesnate, qenka anulluar.

Asteroidi qe do godiste Shqiperine, pasi “yjet” e shuar te dilnin nga godina prej xhami, paska nderruar drejtim…

Hallet e shqiptareve, jo vetem qe nuk u zgjidhen nga dje ne darke, por sot ne mengjes u eshte shtuar edhe halli, si do shkoje martesa qe kryebashkiaku i Tiranes celebroi mbreme ne mesnate…

Thjeshte, jeta vazhdon….

Ne mend me vjen vetem kenga e grupit legjendar te rrokut, “Minatori”….”Pse shkove ti”…

“Pse shkove ti,

Pse shkove ti

Datë e parëndsishme sot asgjë s'paska ngjarë

në këte ditë as John Kennedy nuk është vra

as Neil Armstrongu sot s'ka shkel në hënë

e për çudi sot kërkujt s'ja paskan qi atë nanë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat