Sherr në një familje në Tiranë, 24-vjeçari qëllon me thikë vëllanë e tij - Ja gjendja e të plagosurit

Shqipëria

Sherr në një familje në Tiranë, 24-vjeçari qëllon me thikë vëllanë e tij - Ja gjendja e të plagosurit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive banale. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat