Në Mirditë, Edi Rama kërkon një mandat tjetër për Ndrec Dedën, duke etiketuar kandidatin e Sali Berishës si një njeri që ka probleme për sa kohë shkon pas dy njerëzve të izoluar nga ndërkombëtarët.
” Dhëndërr nuk duam, por kal. Atij djalit të mirë këtu nuk i mbajnë gjunjët. Gërdallë, Berisha, Meta i pakorrigjueshëm”, tha kryeministri.
Rama ju kërkoi mirditorëve të mos dalin kundër Amerikës, dhe paralajmëroi se opozita nuk do ta njohë rezultatin e 14 majit.
“Pas 14 majit, do thonë: i vodhi, cohuni, Rama ik, do ikin ata të dy përfundimisht. Luli iku të flejë. Pret ta zgjojnë e ti thonë hajde” shtoi Rama.
Sipas Ramës, fundi i Berishës dhe i Metës nuk do të jetë i paqtë, pasi ata do të japin llogari përpara drejtësisë për mëkatet e tyre.