Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më 19 maj ish kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në GJKKKO.
Veliaj: Ai duhej t’i provojë ne gjykatë sot ishte momenti të vinte si burrë por ai nuk është burrë, ai është frikacak, ai është njeri i lig ka mbjellë përçarje shpifje ka mbjellë hidh baltë.
Sot u vendos që më 19 maj në orën 10:00 do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë, policia do të sjellë Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që të provojë akuzat, t’u futesh njerëzve tek vrima e çelësit, të merresh me gjithë familjet e dynjasë.
Policia do duhej të bëjë detyrën dhe ta sjellë me detyrim, ato janë të padenja për këdo që angazhohet publikisht që ka përdorur prezencën e vet. Një njeri që shpif i përket së kaluarës.