Klodiana Lala e pyet për hetimet mbi Ndrangheta-n, nuk përmbahet Veliaj, i kthehet ashpër gazetares

Shqipëria

Klodiana Lala e pyet për hetimet mbi Ndrangheta-n, nuk përmbahet Veliaj, i kthehet ashpër gazetares

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:11
Erion Veliaj dhe Klodiana Lala

Pyetja e gazetares Klodiana Lala për hetimet që lidhen me mafian, solli një përgjigje aspak të hijshme nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ky i fundit ishte duke komunikuar me gazetarët pas daljes nga GJKKO, u përball me pyetjen e Lalës, që solli reagimin e tij aspak etik. 

Veliaj u pyet se nëse do përballej me prokurorinë nëse do kërkohej për hetimet që lidhen me Ndragheta-n. Duke theksuar se do vinte gjithmonë, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, iu drejtua gazetares duke i thënë se nuk ishte prokurore. Në fund ai shtoi me të qeshur: Të fala Saliut. 

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s'kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju. Faleminderit, të fala Saliut, me datë 19 me Polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat