Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të parlamentit ditën e enjte për të votuar ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Kështu ai sfidoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se nëse premtimet e tij janë të vërteta dhe jo thjesht në kuadër të fushatës, të votohet të enjten ligji.
“Me një marrëveshje të turpshme me Alibashën mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm se ai premtim ishte një mashtrim, por unë jam sot këtu në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhë me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojnë ligjin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve.
Të tallesh me njerëz që numërojnë edhe qindarkën duke i joshur me premtime boshe është akt cinik dhe i bërë në kohë fushate është krim elekotral.
I them Ramës bëhu njeri me ndjenja për qyetetarët dhe hajde të votojmë ligjin e rritjeve të rrogave.
Kjo ka si synim jo bashkëpunimin me ty, por ka si qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Pra e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi”, tha Berisha.