Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur me 100 mijë lekë krerët e bashkive që kanë përdorur faqe zyrtare në rrjete sociale të institucioneve që drejtojnë për të bërë fushatë elektorale.
Fillimisht, gjoba u propozua të ishte 300 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por KAS e ka ulur shifrën.
15 krerë bashkishë kanë përdorur faqet zyrtare në rrjetin social Facebook për të shpërndarë materiale propagandistike dhe njoftime për evente që lidhen me fushatën elektorale. Sipas autoriteteve përkatëse këto veprime bien ndesh me Kodin Zgjedhor.
Lista e krerëve të bashkive të gjobitur nga KAS:
Andi Salla – Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier
Arif Tafani – Kryetar i Bashkisë Belsh
Redjan Krali – Kryetar i Bashkisë Kavajë
Gledian Llatja – Kryetar i Bashkisë Elbasan
Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici – Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Klement Ndoni – Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Majlinda Bufi – Kryetare e Bashkisë Roskovec
Eriselda Sefa – Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Nuri Belba – Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski – Kryetar i Bashkisë Pustec
Qerim Ismailaj – Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Elton Arbana – Kryetar i Bashkisë Shijak.