Gjykata ka shtyrë për në datën 24 Maj në orën 12:00, seancën e parë për çështjen “Gërdeci. Shkak është bërë mungesa e avokatëve.
Gazetarja Glidona Daci raporton se Gjykata nuk u shpreh për kërkesën e familjarëve të dëmtuar, pasi duhet të jenë prezentë edhe avokatët e të pandehurit për të marrë vendim.
Sjellim në vëmendje se më 24 Prill të këtij viti u shty seanca e parë për “Gërdecin” pasi Prokuroria nuk i kishte gati konkluzionet për çështjen, ku i pandehur është marrë edhe ish-ministri Mediu.
Ndërkohë, avokati i ish-ministrit kërkoi pushimin e çështjes pasi ajo është parashkruar. Ardian Visha u shpreh se Mediu nuk mund të merret i pandehur pasi kanë kaluar 12 vite nga fakti penal.
“Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”.
Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak.