Haki Bajrami, i dyshuari për djegien dhe dhunimin e ish-vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar sot në polici.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në këtë fshat. Ish dhëndri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.
Kujtojmë se më herët u arrestuan Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi.
Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre.
Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre.