Përballja e këtij viti në bashkinë e Shijakut nuk konsiderohet e vështirë për banorët e kësaj zone, të cilët besojnë dhe kërkojnë patjetër fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Të lodhur nga harresa e pushtetit vendor, banorët e Shijakut thonë ndryshimin e shumëkërkuar e gjejnë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha.
Të shumtë janë banorët që mbështesin Rezart Tushën,pasi janë të lodhur nga mungesa e investimeve, drejtësia e munguar, korrupsioni e burokracia.
Dyert e Bashkisë së Shijakut nën drejtimin e socialistëve kanë qenë të mbyllura për vite me radhë për banorët e kësaj zone.