Aksident në Gramsh, tre të plagosur

Shqipëria

Aksident në Gramsh, tre të plagosur

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë nga aksidenti tre persona  janë plagosur, ndërsa janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.

Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat