Një një përllogaritje të minimuni jetik sa i përket ushqimeve bazike, Avokati i Popullit deklaron se një individi i nevojiten 18 500 lekë në muaj, i cili kërkon qeverisë të miratojë këtë prag vlere.
Shumë prej pensionistëve në vend paguhen me një pension më të ulët, ndërkohë që edhe ndihma ekonomike është më e ulët se pragu që llogarit institucioni i Avokatit të Popullit.
Në raportin e fundit të dërguar në Kuvend, thuhet se “Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik.”. Si të tillë, Avokati e konsideron si të pajustifikueshme, mungesën e përcaktimit të minimumit jetik, i cili duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë.
Përpjekjet për të futur në axhendën e parlamentin miminumin jetik, janë bërë edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në vend, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Nëse parlamenti do të miratonte pragun, atëherë çdo pagesë që jepet për kategoritë në nevojë ose pensionistët do të rritej në këtë nivel.