Një aksident është regjistruar në Sauk, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi (i linjës së Petrelës) me një makinë, është plagosur 2 persona.
I lënduar ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i makinës, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin dhe një pasagjer i autobusi.
Për kontroll mësohet se kanë shkuar në spital 4 pasagjerë në total që ishin në autobus, dhe pas vizitës, 3 prej tyre janë larguar në banesat e tyre. Aktualisht policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimoe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundravajtje duke i dale para autobusit urban dhe eshte shkaktuar aksidenti.