Ish-kryeministri Berisha është duke zhvilluar një takim në Durrës aktualisht teksa kërkon për herë të fundit votën për kandidatin Igli Cara, i cili garon përballë Emiriana Sakos se PS-së.
Sako kërkon rikonfirmimin në detyrë, ndërsa Berisha synon që të mund të çojë Igli Carën në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.
Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.
Xhaferaj nuk ka miratuar asnjëherë marrjen e frerëve të PD-së nga Berisha edhe pse nuk duket të ketë patur ndonjë afrimitet edhe me Lulzim Bashën duke qëndruar kryesisht jashtë përballjes së dy kampeve në Partinë Demokratike.