"Ka shprehur dhimbje për vajzën”, avokatët e Taulant Malaj: Nuk donte të vriste djalin!

Shqipëria

"Ka shprehur dhimbje për vajzën”, avokatët e Taulant Malaj: Nuk donte të vriste djalin!

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:23
Taulant Malaj

Avokatët e Taulant Malaj, autor i vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare dhe fqinjit italian e plagosjes së gruas, pretendojnë se ai nuk kishte si qëllim ekzekutonte dhe djalin 5-vjeçar. Ata bazohen në këtë pretendim në kamerat e vendosura në shtëpi dhe thonë se nuk është e vërtetë që fëmija u fsheh pas divanit, siç shkruajnë mediat italiane.

Ndër të tjera avokatët deklarojnë se janë të shqetësuar për gjendjen psikologjike të klientit të tyre.

“Ai gradualisht po ndërgjegjësohet për tragjedinë që ka ndodhur. Ka shprehur dhimbje për vajzën që e vrau aksidentalisht pasi ajo kërkoi të mbronte nënën. Shpesh herë ka pasur gjendje shoku dhe disa herë e ka ndërprerë dëshminë para hetuesve.”

Fëmija 5 vjeç është nën kujdesin e hallës së tij (nuses së xhaxhait), e cila thotë se vazhdimisht pyet për nënën dhe motrën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat