Parashikimi i motit/ Sot sërish reshje shiu, zonat ku do të ketë rrebeshe

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Sot sërish reshje shiu, zonat ku do të ketë rrebeshe

Më: 11 maj 2023 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra.

eri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të fokusuara në Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit.

Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat