Është gjetur pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez, i cili u mbyt në lumin e Osumit.
Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga palombarët e forcave Renea dhe do të transportohet drejt murgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 Majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt.
Ndërsa gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.
E tronditur 64 vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk e gjet deri më sot.