Pas një video që u publikua mbrëmjen e djeshme, ku ku shfaqeshin ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe socialisti, Taulant Balla, të filmuar nga kamerat e sigurisë, teksa pretendohet se hynin në të njëjtin apartament më datën 3 dhjetor, vjen një reagim nga gazetarja Desada Metaj.
Kjo pasi në media u përfol se takimi ishte bërë në banesën e një i mikeshe të tyre të përbashkët, e cila së fundmi ka marrë një post publik, pa ia përmendur emrin. Po sipas mediave, thuhet se Basha ka hyrë në këtë pallat me një makinë që rezulton se ishte e Metajt.
Në një postim në rrjetet sociale, Desada Metaj e konsideron videon si montazh dhe se Berisha do e përdorë si humbje për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden. Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua non grata. Krusha- episod2”, shkruan Desada Metaj.
Ndërkohë, sot Lulzim Basha, në një reagim të tij e konsideroi videon montazh.