Sali Berisha ka treguar se vendimi në 2013 ku humbi zgjedhjet dhe më pas ka dhënë dorëheqjen ka qenë i drejtë.
“Çdo ditë në darkë bëj bilancin e punës time dhe mendoj se çfarë duhet të ndryshoj nesër. Bëj bilancin e vetes time jo të Partisë Demokratike, e kam bërë me përkushtimin më të madh falë rrjeteve sociale, kam qëndruar avokati i interesit tim publik.
Në 2013 humba zgjedhjet dhe dhashë dorëheqjen ishte vendimi më i mirë, i qëndrova vendimit tim. Jam njeri i vendimeve unë, nuk e kisha aspak të vështirë vendimin. Çdo njeri që më ka pyetur u kam thënë që nuk ka rikthim. U riktheva se konstatova me fakte se po dhunohej sovraniteti i vendit tim.
Çdo njeri përfaqëson copëzën e sovranitetit e nuk mund të shkelim kurrë mbi të. U kërkua që unë të mos ish anë parlament dhe po të pranoja këtë gjë do të pranoja dhunimin e sovranitetit. Kur mu prek e e drejta fillova betejën vetëm, zgjati tre muaj dhe mund të zgjaste edhe më shumë.”– tha Berisha.