Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi është pyetur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme.
Sipas Jaupit, nga Prokuroria e Vlorës ka pasur një procedim në ndjekje për Belerin.
“Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit.
Kujtojmë që kjo ngjarje vjen dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.