Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim në Facebook ka ironizuar kandidatin e PS në Korçë. Blushi shprehet se ai ndjehet i braktisur nga korçarët dhe se në këtë mënyrë ka filluar të flasë me pakistanezët.
STATUSI:
KANDIDATI PAKISTANEZ I “RILINDJES” NË KORÇË!
Sotiraq Filo kandidon për Kryetar Bashkie në Pakistan! Po ç’do aq larg bre Raqkë?!
Shihni si i rrit “talking about” edhe “google trends”!
I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët! Nuk ka faj! Korça nuk e do dhe nuk e dëgjon më!
Më 14 Maj Korça voton për Ndryshimin, për Ledina Alollin dhe #BashkëFitojmë!