Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë se nëse Fredi Beleri nuk lirohet, votuesit do të bojkotojnë zgjedhjet të dielën.
Në prag të zgjedhjeve të 14 majit është arrestuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
“Kam përshtypjen që këtu luhet një skenar që nuk ka vetëm për qëllim të djegë kandidaturën e Belerit, por të ushtrojë terror ndaj votuesve të tij. Për mendimin tim, nëse Beleri nuk do të jetë i lirë këto 2-3 ditët e fundit, nuk do të ushtrojë funksionin e tij si kandidat potencial për bashkinë e Himarës atëherë vendimi mund të jetë edhe më ekstrem dhe mund ta bojkotojnë procesin zgjedhor,” – u shpreh Marko.
Sipas gazetarit, të bojkotohet një proces zgjedhor dhe për herë të dytë bashkia e Himarës të konkurrojë me një kandidat të vetëm, përbën një problem madhor që kalon dhe kufirin e Shqipërisë.