Tre personat të cilët u arrestuan mbrëmjen e kësaj të premte në Dibër janë liruar pas disa orësh.
Tre personat, u denoncuan nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Ismail Uka, se po shpërndanin lekë për blerje votash.
Të shoqëruar ishin një punonjës i IMT Dibër dhe 2 punonjës bashkie.
Zyrtarisht nga ana e policisë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.