Arrestimi i Fredit Belerit ngjall reagime të shumta, Andi Bushati kapet me Edi Ramën

Shqipëria

Arrestimi i Fredit Belerit ngjall reagime të shumta, Andi Bushati kapet me Edi Ramën

Më: 12 maj 2023 Në ora: 23:30
Edi Rama dhe analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama është treguar racist kundrejt Fredi Belerit.

Ky i fundit është arrestuar nga policia në prag të zgjedhjeve të 14 majit, pranë ambienteve të lokalit të tij sepse akuzohet për korrupsion në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

“Jemi në një pikë ku shteti demokratik bie, fjala e institucioneve nuk ka më besueshmëri. Këta janë nga ata që të fusin pakon e kokainës në makinë, nesër ta fotografojnë dhe nesër të fusin në burg dhe me atë. Prandaj unë ngjarjen e lidh jo me fotot, por me lidhjen korrelative që ndodh tashmë prej muajsh dhe është bërë zakon, të shan Edi Rama në Asamble të PS-së apo në studiot televizive dhe turren bashibuzukët e policive dhe prokurorive dhe të arrestojnë, ky është problemi.

Gjuha raciste e kryeministrit tim për një muaj me radhë, kundër Fred Belerit, ose ka ndodhur se ne drejtohemi nga një i çmendur ose ndodhemi në kushtet kur ky kryeministër po ushqen popullin me delir për të gjetur kamikazë si ata policë që i vunë prangat dhe ai prokuror që pranoi të firmosë arrestimin që është padyshim politik,” – shtoi analisti i cili tha se nuk mendon që Fred Beleri është burrë i mirë, por në këto kushte kjo është e parëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat