Ministria e jashtme greke ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit të koalicionit “ Bashkë Fitojmë” në Himarë Fredi Beleri, duke e konsideruar si akt skandaloz.
Në një deklaratë për mediat, ministria e jashtme deklaron se ky vendim do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë, “pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës”.
Deklarata e plotë:
Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz .
Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.
Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.