Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Belerin.
Ky i fundit u arrestua për korrupsion në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Vlorës do ia kalojë dosjen për hëtim SPAK.
Avokati i tij, Romarjo Meminaj deklaroi një ditë para se të jepej masa e sigurisë se policia nuk është korrekte kur thotë “arrestim në flagrancë” pasi efektivët e kanë kapur në një lokal ku po darkonte me miqtë dhe ka dalë jashtë për të biseduar me ta, gjë që sipas tij është normale në kohë fushate.
Për arrestimin e Belerit ka pasur mjaft reagime nga Athina zyrtare, të cilët e adresuan çështjen edhe në BE dhe SHBA.