Sherri në plantacionin e kanabisit nisi për 5 euro/ 52-vjeçari godet për vdekje me çekiç në kokë shqiptarin, trupi i 29-vjeçarit gjendet në pyll

Shqipëria

Sherri në plantacionin e kanabisit nisi për 5 euro/ 52-vjeçari godet për vdekje me çekiç në kokë shqiptarin, trupi i 29-vjeçarit gjendet në pyll

Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se i riu është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Raportohet se shkak për vdekjen e tij është bërë trafiku i lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një përleshje  në një plantacion marijuane. Hetimi nisi pas një denoncimi që ishte bërë për zhdukjen e 29-vjeçarit nga të afërm të tij.

Policia katalanase gjatë kontrolleve zbuluan një plantacion kanabisi dhe gjithashtu u arrestua një 52-vjeçar, shtetas spanjoll.

Më tej gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan edhe vrasjen e të riut, trupi iu gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa u raportua se kishte plagë dhe se ishte dhunuar për vdekje.

Autori kryesor për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat