Pas Belerit, gjykata tregon ‘dhëmbët’ ndaj bashkëpunëtorit të tij

Shqipëria

Pas Belerit, gjykata tregon ‘dhëmbët’ ndaj bashkëpunëtorit të tij

Më: 13 maj 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Bashkëpunëtori i kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Himarën Fredi Belerit, Pandeli Kakoveshi u la në burg sot nën akuzën e blerjes së votave.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mori pjesë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua ditën e djeshme mbi akuzën “Korrupsionin aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe miku i kandidatit të opozitës Pandeli Kakoveshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat