Prokuroria e Durrësit sapo ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, të arrestuar në vitin 2021 pasi iu janë sekuestruar 1.5 milionë euro.
Ata akuzohen për pastrim parash, ndërsa i janë sekuestruar 11 pasuri, mes të cilave një biznes me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator Gëzim Sallakun.
Pasuritë e sekuestruara:
Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;
13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;
Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;
Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;
Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;
Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe
Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K