Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Vorë, ka thënë se nga një bastion i Partisë Demokratike, Vora dha mesazh se refuzon të votojë persona që janë nën grada, siç refuzon të dal kundër Amerikës.
Ai në një konferencë për media tha se në Vorë kanë fituar 75 % të votave.
Veliaj: Vora na dha një mesazh që duan të ecin përpara
“Sirtarin e fitoreve të kësaj nate e hap me një fitore 75 % në Vorë. Me një fitore 75 % në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyej, Vora që ishte kthyer për ata në një bastion ku kishin varë gjaketën, ishte kthyer në një depozitë ku mbusheshin autobusët për protesta, Vora na dha një mesazh 75 % që duam të ecim përpara”, tha ai, duke falënderuar kandidatin e Partisë Socialiste, Blerim Shera, por falënderoi edhe të gjithë qytetarët e kësaj bashkie.
Sipas tij, Blerim Shera nga nesër do t’i shërbej edhe atyre që nuk e kanë votuar kandidatin e tyre.
Veliaj: Një pjesë e të djathtës refuzoi të votoi kundër Amerikës
“Të djathtët e Vorës na dhanë një mesazh shumë të madh, këtu nuk ka të bëj me faktin që ne rritëm peshën tonë, ne nxorëm njerëzit tanë në votime si në Tiranë, Vorë, Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë, por ishte një pjesë e të djathtës që refuzoi të bëhej detergjent për fytyrën e Salihut dhe Ilirit. Ishte një pjesë e respektueshme e të djathtës që refuzoi të votonte kundër Amerikës dhe ishte një pjesë e respektueshme e të djathtës që tha përtej të majtës dhe të djathtës është flamuri kuq e zi, qunave dhe gocave që na shërbejnë, andaj ne një detyrim të thellë ndaj votuesve tanë por ndjejmë një detyrim të thellë ndaj të të djathtëve të Vorës dhe gjithë Shqipërisë që zgjodhën të distancohen nga e shkuara, zgjodhën të distancohen nga Salihu dhe Iliri, zgjodhën të distancohen nga ata që sot na fyejnë nga ky lloj përfaqësimi i Shqipërisë, nga përfaqësuesit e të djathtës që sot janë shpallur persona nën grada, kështu që për këta qytetarë të djathtë që qoftë edhe duke refuzuar të votojnë për partinë e tyre tradicionale, na dhanë ne më shumë besim, ju premtoj publikisht që do t’i shërbejmë të gjithëve njësoj pa dallim”, tha ai.
Kurse, Blerim Shera është zotuar se do t’i shërbej të gjithëve me përulësi, pa dallim bindje politike.