Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 08:00.
Pas raportimit të 2468 qendrave votimi nga 5211 gjithsej, pjesëmarrja është mbi 23 mijë, ose 1,29%.
Ndërkohë, në Tiranë, pjesëmarrja deri në orën 08:00 është 1,54%.
Procesi ka nisur me problematika të shumta, ndërsa në disa nga pikat e votimit të njësisë numër 5 në Tiranë është pezulluar procesi.