Voton Veliaj, thirrje qytetarëve: Mos u ndikoni nga avaria e sistemit elektronik, keni në dorë fatin e qytetit

Shqipëria

Voton Veliaj, thirrje qytetarëve: Mos u ndikoni nga avaria e sistemit elektronik, keni në dorë fatin e qytetit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:02
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur për të votuar paraditen e sotme së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë e të mos ndikohen nga avaria e sistemit elektronik që ndodhi në nisje të procesit.

“Faleminderit të gjithëve për kontributin e për shërbimit jeni në krye të detyrës gjithmonë. Ka pasur avari nuk do të thoja dramatike, më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje, duhet të prevalojë e drejta për të votuar. I bëj ftesa qytetarëve të votojnë e atyre që janë larguar nga lemza e vogël e mëngjesit të rikthehen. Janë fatet e qytetit në lojë, secili duhet të dëgjojë e vendimmarrja të udhëheqë.

I uroj edhe pesë kandidatëve të tjera shëndet të plotë e sukës. Ka qenë një ndër fushatat e qeta të Tiranë, ndaj dhe lusim të gjithë që janë në krye të këtij procesi të vazhdojnë. Është e rëndësishme që Tirana të fitojë jo vetëm kandidatët. Për iranianët të flasë ai kitaristi. I bëj ftesë të gjithë familjeve shqiptarë të votojnë, aparaturat nuk janë kurrë perfekt, tani është zhbllokuar çdo ngërç që kemi pasur.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat