Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në orët e mesditës përllogaritet deri në 23%. Shifrat janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani qyteti me pjesëmarrjen më të lartë me mbi 40% është Puka, ndërkohë që qyteti me pjesëmarrjen më të ulët deri tani është Finiqi me 13.29%.
Më poshtë pjesëmarrja në disa qytete të vendit deri në orën 13:00
Puka 41.46%
Finiqi 13.29%
Shkoder 20.66%
Tirane 23.41%
Tropoje, 32.84%
Vlore, 14.38%
Diber 29.01%
Fier, 18.67%
Kukes 34.11%
Mirdite 31.16%