Ministrja e Rinisë, Bora Muzaqi në një deklaratë për mediat ka kërkuar që KQZ të marrë përgjegjësi për pengimin e procesit të votimit në orët e para të nisjes, pas probleme me pajisjet e identifikimit.
Në një deklaratë për mediat, Muzaqi tha se KQZ duhet të merrte masa për të garantuar siguri në vijueshmërinë e procesit dhe jo të krijohej ngërç.
“Për fat të keq kjo ditë feste e demokracisë nisi me ngërçin absurd të krijuar nga KQZ, me bllokimin e votimit. E pabesueshme që KQZ mos të votonte pajisjet në shumë qendra votimit, por e pabesueshme është dhe hezitimi i pakuptueshëm i KQZ për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga vetë ajo.
Kjo solli largimin e shumë votuesve, KQZ duhet ti kërkojë ndjesë për këtë dështim të sajin në garantimin e procesit të zgjedhjeve. PS i bën thirrje që qytetarët të rikthehen për të votuar sërish”, tha ajo.