Tre punonjësit e Bashkisë së Shkodrës, të cilët u akuzuan për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor janë lënë të lirë.
Ergys Ivziku, Mhill Volaj dhe Petrit Dyli janë lënë në detyrim paraqitje.
Ky vendim është dhënë nga gjyqtari Albert Keraj, ndërsa avokat ishin Altin Fushaxhia dhe prokurore Shqiponja Milla .
Tre punonjësit e bashkisë u kapën dy ditë më parë në unazën e qytetit të Shkodrës, ku në furgonin me të cilin udhëtonin kishin disa pako ushqimore. Mbi ta rëndonin akuzat se po tentonin të blinin vota.