Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore.
Sipas përditësimit më të fundit, deri në orën 14:00, pjesëmarrja në votime është 27.34%.
Kjo shifër konsiderohet relativisht e ulët, ndërsa kanë mbetur dhe më pak se katër orë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre.
Në Tiranë kanë votuar 28.97 % e qytetarëve, në Durrës 23.37 % dhe në Elbasan 26.50 %.
Partitë politike kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, në mënyrë që çdo qytetar të mund të zgjedhë nga kush dëshiron të drejtohet në 4 vitet e ardhshme.