Një tjetër incident është shënuar gjatë procesit zgjedhor, këtë herë në Romanat të Durrësit.
Raportohet se sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun për PD, Jola Hysa ka debatuar me Flamur Gjuzin.
Hysa i ka kërkuar këtij të fundit që të largohet nga qendra e votimit, por Gjuzi ka pretenduar se ndodhet aty nën cilësinë e vëzhguesit në llogari të Partisë Socialiste.
Megjithatë, situata është qetësuar dhe procesi zgjedhor ka vijuar normalisht.