I ftuar në një intervistë televizive gazetari Robert Papa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i druhet humbjes në Himarë dhe kjo frikë është reflektuar në arrestimin e kandidatit të djathtë, Fredi Beleri.
“Pas klithmave të Ramës, arrestimi është bërë nga ai. E ka kapur një frikë në Himarë. Rama i ka hyrë një problemi të madh, sepse ndikimi i lobit grek është i madh. Indirekt nxitën më shumë votues të vinin nga Greqia për të votuar. Mund ta arrestonin të hënën”, u shpreh gazetari.
Reagimin e kryeministrit grek për arrestimin e Belerit, Papa e cilëson të manovër politike.
“Micotaqis mos të fryhet shumë. Ai Himarën e përdor politikisht. Në këtë rast ka të drejtë se është arrestuar një kandidat. Por për ta kthyer në një politikë me Vorio Epir, ia kemi dhënë përgjigjen në 97-n. Nuk është hera e parë, në këtë rast jam me kryeministrin tim. Është nxituar, mund ta arrestonte të hënë. Pastaj për ta arrestuar për shkelje mund të arrestonte këtë të Tiranës”, tha Papa.