Sekretari i Përgjithshëm i PS ka shpallur fitoren në Bashkinë e Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy I socialistëve nënvizon se Elbasani e la pas të shkuarën dhe vazhdoi përpara drejt së ardhmes.
“Elbasani e bani ndryshimin! E la pas të shkuarën! Vazhdoi përpara drejt të ardhmes”, shprehet Gjiknuri.
Gledian Llatja i Partise Socialiste do te marre nje mandat te dyte, pasi numerimi elektronik ka konfirmuar nje diference te madhe kundrejt kandidatit te opozites Luciano Boci.