Votimi elektronik/ Si u krye procesi për herë të parë në bashkinë Elbasan

Shqipëria

Votimi elektronik/ Si u krye procesi për herë të parë në bashkinë Elbasan

Më: 14 maj 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Në Elbasan për herë të parë në zgjedhjet vendore të 14 majit është votuar në mënyrë elektronike.

Procesi pati vështirësi sidomos për moshën e tretë. Këta të fundit u asistuan në distancë nga operatorët e sistemit dhe në rast se ende procesi ishte i vështirë, u lejua ndihma e familjarëve.

Në shume qendra votimi procesi nisi me vonese për shkak të mosfunksionimit te pajisjes për identifikimin e zgjedhësve. Kjo bëri që të krijoheshin pakënaqësi, radhë të gjata dhe qytetare qe u larguan pa votuar.

Procesi nisi pas 3 orësh kur u urdhërua nga KQZ për identifikim manual

Edhe në këto zgjedhje partitë ndanë akuza të ndërsjellta për prani të personave të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Zyra e shtypit e PS shpërndau foto e video te Deputetit Flamur Noka me qendrën e votimi dhe kandidatit Luciano Boci.

Në Elbasan garuan dy kandidate Gledian Llatja për Partinë socialiste dhe Luçiano Boçi për koalicionin Bashkë Fitojmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat