Zgjedhjet lokale në Kamëz për këtë vit u zhvilluan në mënyrë elektronike, çka siguron një proces më të rregullt zgjedhor.
Por ndodhi ajo që pritej, shumica e moshës së tretë ka pasur vështirësi në adaptimin me teknologjinë.
“Kemi pasur pak ndihmesa për moshën e tretë.
Kam ndihmuar gati 60 % të votuesve. Jemi trajnuar nga KQZ-ja”, deklaroi pjesëtarja e komisionit.