Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në bashkinë Kamëz, ka deklaruar se ka fituar puna dhe shërbimi që nuk i ndan njerëzit kurrë në të majtë e në të djathtë.
Nikolla në një konferencë për media, falëndero të gjithë qytetarët në Kamëz, duke thënë se treguan qytetari, duke votuar kuq e zi në çdo qendër votimi, por të djathtit e tjerë zgjodhën të qëndrojnë në shtëpi dhe refuzuan ta votojnë opozitën e degraduar.
Nikolla: Fitoj puna dhe shërbim që vetëm i bashkon njerëzit
“Fitoj puna, fitoj shëlbimi, ai shërbim që vetëm i bashkon njerëzit, që nuk i ndau kurrë në të majtë e në të djathtë, fituan çerdhet, kopshtet, shkollat, mjediset sportive dhe të gjitha ato mjedise që Ragim Suli dhe Edi Rama kanë bërë për qytetarët“, tha ajo.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se pas më shumë se 30 vitesh Partia Socialiste e fiton Kamzën.
Veliaj: Pas më shumë se 30 vitesh Partia Socialiste e fiton Kamzën
“E kam zemrën plot me krenari, dashuri dhe përplot me mirënjohje për ekipin që pas 30 e sa vitesh e fitoj me meritë Kamzën që do të shkoj vetëm përpara”, tha ai.
Kurse, Ragip Suli tha se qytetarët e Kamzës i dhanë mesazh gjithë Shqipërisë.
Suli: Qytetarët e Kamzës i dhanë një mesazh gjithë Shqipërisë
“Sot qytetarët e Kamzës, djemë dhe vajza i dhanë një mesazh gjithë Shqipërisë që nuk janë pronë e askujt por janë vetëm në shërbim të familjes së tyre. I dhanë një mesazh, atij që sot është nën grada“, tha ai.