​Rama: Kjo është superskuadra që projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse

Shqipëria

​Rama: Kjo është superskuadra që projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse

Më: 14 maj 2023 Në ora: 23:57
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka postuar një fotografi, duke shkruar se kjo është superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore.

Rama ka shkruar se të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit.

Ai më herët dha pritshmëritë për një fitore të PS-së në mbi 50 bashki.

Në përfundim të procesit të votimit, Rama postoi në rrjetet sociale foton me projeksionin e PS-së në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore.

Sipas tij, rezultati zgjedhor në favor të opozitës pritet të jetë nga 0 në 11 bashki.

Këto shifra Kryeministri Rama i ka bërë të ditura edhe gjatë fushatës duke deklaruar se pret fitoren në 50 bashki ndërsa 11 të tjera janë të diskutueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat