Nuk ka ditë, javë dhe muaj, të mos flitet dhe diskutohet me shqetësim të madh për gjendjen e rëndë dhe korrupsionin, që është duke u zhvilluar prej shumë kohësh në organet e gjykatave, të prokurorisë dhe avokatisë në Shqipëri.
Njerëz të thjeshtë, specialist, kuadro dhe lider politik të ndershëm, por edhe media e shtypi i pavarur, vazhdimisht sjellin dhe publikojnë fakte dhe prova të ndryshme rreth këtij krimi kaq masiv në këto tre insitucione tepër të rēndësishme, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë interesat e popullit dhe të shtetit tonë nga çdo veprimtari e kundërligjëshme.
Gjyqtar, prokuror, por edhe avokat të korruptuar, sot janë përfshirë dhe zhytur mjaft thellë në këtë aktivitet kriminal, duke vënë pasuri të mëdha, aq sa do ti kishin zili edhe punonjësit e drejtësisë të shteteve më të zhvilluara perndimore, europian, amerikan, kanadez, anglez, australian e tjerë.
Megjithatë, pamvarsisht se është thënë kaq shumë, deri tani nuk kemi marrë asnjë masë konkrete, për ta zbuluar, parandaluar dhe ndëshkuar këtë aktivitet kriminal kaq të shëmtuar, pasojat e të cilit po i vuan një popull i tërë.
Pas kaq dekadash kur nuk është bërë asgjë, vec fjalëve dhe debateve pa vlerë, ka ardhur koha që të marri fund kjo marrëzi e krijuar nga politika dhe tu kthehet shqiptarëve drejtësia e vërtet, që u ka munguar, përball të cilës duhet të japin llogari të gjitha ata, që e kanë cënuar ligjin në këtë mënyrë.
Të verifikohet dhe evidencohet e gjithë pasuria e tundëshme dhe e patundëshme, brenda e jashtë vendit e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve shqiptar.
Tashmë dihet nga të gjithë se brenda sistemit të drejtësisë, nëpër gjykata dhe prokurori, kemi të bëjmë me një veprimtari të fshehtë e të gjatë kriminale korrupsioni dhe nuk është më e nevojshme që të mbajmë ligjërata pafund rreth saj.
Shumë gjyqtar, prokuror dhe avokat të ndryshëm, që nga mashtruesit e vjetër të kohës së diktaturës dhe deri te grabitsit e rinjë të periudhës së demokracisë, me bindje të majta, të djathta, apo pa preferenca politike e ngjyra partiake, me figurë jo të pastër morale dhe me vese tepër të ulta, si gënjeshtar, hajdut, falsifikator, përvetsues e tj, duke qenë të etur dhe të pangopur për të vënë para e pasuri të madhe, nëpërmjet detyrës së tyre të rëndësishme e kanë shpërdoruar atë dhe janë futur me vullnet e dëshirë në rrugën e krimit. Këta zyrtar drejtësise, që se meritojnë aspak këtë vend pune kaq të nderuar dhe të respektuar, nuk e kanë kuptuar kurr faktin se juristi ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë vetëm një shërbëtor i popullit dhe i shtetit e asgjë më shumë. Me veprimet e tyre të papërgjegjëshme, jashtë çdo norme, rregulli e praktike pune, këta aparatçik kanë dalë edhe mbi ligjin, duke e shkelur dhe atakuar rëndë atë, për të kënaqur ambicjet, qëllimet dhe interesat e veta personale dhe të padronëve të tyre qeveritar e parlamentar, që i kanë emëruar dhe mbajtur deri tani në këto detyra.
Bluzat e zeza, të gjykatave dhe të prokurorive, të cilëve u nxinë fytyra edhe me tepër nga korrupsioni dhe krimi e kanë dëmtuar tej mase, jo vetëm punën në këto organe, por edhe krejt imazhin e drejtësisë në Shqipëri.
Këta gjyqtar e prokuror mafioz dhe avokat matrapaz, me vendime të padrejta, preocedura të kundërligjshme e të tejzgjatura pafundësisht, jashtë çdo afati kohor, që bien erë korrupsioni e krimi, u kanë marrë pronat mijëra shqiptarëve, u kanë hequr lirinë padrejtësisht dhjetra njerëzve të pafajshëm, që nuk kanë patur mundësi të paguanin për të mbrojtur veten e tyre dhe kanë nxjerr nga burgu kundrejt shpërblimeve të majme, qindra kriminel me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.
Mjaft element vrasës, terrorist, fundamentalist, kondrabandist mallrash e armësh, trafikant drogash e njerzish, vjedhës arshivash, bankash, veprash arti dhe muzeumesh arkeologjike, fallsifikator parash e dokumentash, dëmtues të pasurisë private, shtetërore e shumë e shumë të tjerë, u bënë shqetsim serioz edhe në arenën ndërkombëtare.
Po kështu, pashallarët tanë të gjykatave prokurorive dhe avokatisë, që nuk ngurojnë kurrë të ekspozohen dhe të fryhen vend e pa vend si të till, sikur janë koka e “Zeusit” , të gjithpushtetshëm e mbi të gjithë, në mënyrë permanente e të qëllimshme dhe me ndërgjegje, kanë kryer një veprimtari të kundërligjëshme edhe me mosveprimet e tyre të turpëshme e të dënueshme.
Ata vazhdimisht kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën, si dhe kryqëzuar e lidhur duartë e veta të pista, përball shumë krimeve, veprave penale, ngjarjeve dhe tragjedive me pasoja të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë, në një kohë që duhej të vepronin dhe kryenin detyrën e tyre me korrektësi e në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, për të marrë në mbrojtje jetën, pasurinë dhe interesat e popullit e të shtetit tonë demokratik.
Këta punonjës drejtësie nuk vepruan si prokurorët dhe gjyqtarët kroat, apo maqedonas e tj, të cilët me kurajo, kompetencë profesionale dhe guxim i çuan para drejtësisë edhe ish kryeministrat e korruptuar të shteteve të tyre, duke u treguar vendin që meritonin dhe mbylluar pas dyerëve të hekurta.
Janë pikërisht këta zyrtar me “namuz të rëndë”, që ndonse gjatë punës së tyre në marrëdhënie me njerëzit e thjeshtë tregohen brutal, ironik e prepotent, ku ju fletë goja para mendjes e sa majtas e djathtas si llafollog, për t’ju xhvatur e grabitur atyre pronën e pasurinë, krejt ndryshe, por si të zgërlaqur e të mekur paraqiten para kriminelëve të dhunshëm, juristëve hajdut dhe liderëve të ndryshëm politik e deputetëve të korruptuar e inkriminuar, duke heshtur dhe strukur prej frikës.
Ku ndodhen sot gjyqtarët dhe prokurorët tanë qyqar e mjeran, që me urdhër nga lartë e arrestuan dhe dënuan drejtuesin e opozitës së atëherëshme Fatos Nano për vjedhje e shpërdorim detyre dhe pas disa vjetësh më vonë, kur ai erdhi në pushtet, i dhanë pafajsinë?
Ata duhet ti tregojnë të vërtetën Popullit Shqiptar, se kur kanë gënjyer e mashtruar, herën e parë kur e dënuan, apo herën e dytë kur i dhanë pafajsinë këtij demagogu, pasi
njëra palë nga këta pseudojurist(gjyqtar e prokuror), që luajtën këtë dramë me drejtësinë, aktualisht duhet të jenë në burg dhe të vuajnë dënimin për skenare të tilla kaq të turpëshme e antikushtetuese që kryhen vetëm në Shqipëri.
Po kështu me dhjetra gjyqtar e prokuror të tjerë të Tiranës dhe të rretheve, që janë kapur me “presh në dorë”, duke kryer korrupsion, nuk kanë shkuar kurrë përpara drejtësisë për këtë veprimtari kriminale, por janë transferuar nëpër detyra të tjera, duke i ngritur edhe në përgjegjësi, për ta vazhduar me sukses përsëri këtë “biznes” fitimprurës të fëlliqur e të dënueshëm, disa prej të cilëve kanë mundur të fitojnë edhe llotarinë amerikane.
Nuk janë të pakta rastet kur gjyqtar e prokuror shqiptar, që kanë fituar llotarinë amerikane, e braktisën shumë shpejt familjen e tyre, duke e lënë vetem këndej Atllantikut dhe janë kthyer me urgjencë të madhe nëpër vendet e tyre të punës në Shqipëri, sepse vetëm aty u dalin milionat nëpërmjet shpërdorimit të detyrës e korrupsionit dhe jo në Amerikë, ku duhet të derdhin mjaft djersë e mund si puntor të thjeshtë në ndërtim, nëpër restorante, apo nëpër kompani e firma pastrimesh e tj.
Kjo situatë tepër e rëndë, që paraqitet sot në gjykata dhe prokurori, tregon quart se punonjësit e këtyre organeve janë të përlyer pothuajse te gjithë në aktivitet kriminal, sa që zor se mund të flitet, apo pretendohet më për jurist të pastër, të ndershëm dhe të pakorruptuar në këto institucione.
Duke abuzuar vazhdimisht me detyrën dhe shkelur sistematikisht ligjin, që nga shërbimet e thjeshta e të detyrueshme juridike ndaj popullit dhe deri te gjykimi jo i drejtë e fallsifikimi i proceseve gjyqësore të rëndësishme, gjyqtar dhe prokuror, por edhe punonjës të tjerë të sistemit të drejtësisë, kanë nxjerr përfitime kolosale.
Ne sot jemi dëshmitar edhe vet, se gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, tani jetojnë nëpër apartamente e vila milionëshe dollarësh, drajvojnë makina tepër luksoze, bëjnë pushime dhe uikende në vende turistike e plazhe te shtrenjta, dërgojnë fëmijët me studime në universitetet me të njohura të Europës dhe Amerikës.
Ata depozitojnë vazhdimisht në emrin e tyre, të familjes, apo të afërmeve shuma marramendëse eurosh nëpër banka të ndryshme të botës, zotrojnë prona e biznese fitimprurëse brenda e jashtë vendit, të cilat i kanë vënë me anë të fallsifikimit, mashtrimit e korrupsionit, duke shpërdoruar detyrën dhe shfrytëzuar vendin e tyre të punës.
Duke ju referuar shkrmtarit, dramaturgut, kritikut letrat, eseistit dhe gazetarit të madh francez Honore de Balzac( 1799-1850), lidhur me zbulumin, ndjekjen, parandalimin dhe goditjen e krimit, ai ndër të tjera ka theksuar se:
“Në se doni të hetoni krime, vraponi pas pasurisë…Pas çdo pasurie të madhe ka krime të llahtarshme…”.
Ka ardhur momenti, që banditëve të korrupsionit e të krimit nëpër gjykata e prokurori(gjyqtar e prokuror), tu verifikohen dhe evidencohen të gjitha pasuritë dhe pronat e tundëshme e të patundëshme, që zotrojnë, si dhe shpenzimet e pagesat që kanë kryer për interesat e veta dhe të pjestarëve të familjeve të tyre.
Tê bëhet vlerësimi i pasurisë së çdo gjyqtari e prokurori dhe ballafaqimi i saj me të ardhurat e tyre.
Në bazë të ligjeve që ekzistojnë sot për deklarimin e pasurisë që duhet të bëjnë drejtuesit e lartë të shtetit, ministra, deputet, drejtues partish e tj, një veprim i tillë është i domozdoshëm që tu kërkohet edhe punonjësve të drejtësisë, gjyqtarëve e prokurorëve, për të qenë transparent dhe treguar pastërtinë e ndershmërinë e vet, në kryerjen dhe përmbushjen e detyrës së tyre që kanë marrë përsipër.
Pasi të verifikohen dhe evidencohen me saktësi dhe përgjegjësi të plot të gjitha pronat, pasuritë, mjetet dhe shpenzimet financiare të gjyqtarëve e prokurorëve, nga një grup ekspertësh e specialistësh i kësaj fushe, të ngritur posaçërisht për këtë qëllim, të bëhet edhe vlerësimi e ballafaqimi i tyre me të ardhurat që kanë patur ata nga puna në marrëdhënie me shtetin. Vetëm ky veprim do të jetë matësi më i saktë, që do të na tregoj ne realisht pastërtinë e figurës dhe shkallën e ndershmërisë të çdo punonjësi drejtësie, në kryerjen e detyrës së tij.
Të gjithë ata gjyqtar e prokuror, që do të rezultojnë me diferenca të mëdha, midis të ardhurave vjetore dhe vlerës së pasurive e pronave që kanë në zotrim dhe që nuk mund ta justifikojnë e dokumentojnë dot këtë mospërputhje, padyshim se janë të korruptuar dhe kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale në formën e korrupsionit, e cila duhet të denoncohet si e till , pa asnjë lloj hezitimi e sentimentalizmi në organet e drejtësisë, për të parë origjinën, burimet dhe mënyrat e vënies së saj.
Një veprim i tillë i ligjshëm dhe tepër i nevojshëm, nuk mund të konsiderohet kurrsesi i pa drejtë dhe antidemokratik, pasi ai nuk atakon asnjë parim themelor të drejtësisë dhe e kërkon me urgjencë koha, për të zbuluar, luftuar dhe parandaluar këtë lloj krimi kaq të shëmtuar, që aktualisht e ka paralizuar të gjithë veprimtarinë normale të këtyre organeve.
Megjithëse nga persona të ndryshëm, lider politik, apo specialist të kësaj fushe, mund të ketë edhe zëra, mendime e diskutime ndryshe, që e kundërshtojnë këtë veprim, ato nuk duhet të merren fare në konsideratë, para ligjit dhe interesave të popullit e të shoqërisë tonë, që janë prekur kaq shumë nga kjo veprimtari kriminale.
Të kryhet sekuestrimi e konfiskimi i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të vënë nëpërmjet krimit, tu hiqet liçenca dhe të dërgohen para drejtësisë.
Pasi ta kemi të evidencuar dhe rregjistruar të gjithë pasurinë e tundëshme dhe të patundëshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm, por edhe të paraardhësve të tyre, si dhe të jetë bërë edhe vlerësimi e ballafaqimi i saj me të ardhurat që kanë patur këta punonjës drejtësie gjatë gjithë periudhës së vet në marrëdhënie pune me shtetin, pa ngurim e menjëherë duhet të kryejmë edhe bllokimin e sekuestrimin e saj.
Kur diferencat janë të mëdha dhe dyshimet hedhin dritë për korrupsion nëpërmjet shpërdorimit të detyrës e vendit të punës, që u është dhënë këtyre kuadrove, për ti shërbyer popullit e jo pasurimit të vet, ata duhen denoncuar pa vonesë për tu përballur me organet e drejtësisë.
Me një mijë, ose një mijë e pesëqind euro, apo dollar si page mujore që marrin nga shteti, gjyqtarët dhe prokurorët, nuk mund ti justifikojnë kurrë vilat e tyre lluksoze ku jetojnë, pronat dhe bizneset fitimprurese, shumat e mëdha të mjeteve financiare që kanë depozituar nëpër banka, brenda e jashtë vendit, shkollimin e fëmijëve në universitetet më famoze të botës perndimore, benzat mercedez dhe BMV-të e shtrenjta në përdorim, ç’ka nënkupton qart se këto pasuri përrallore nga këta vampirë janë vënë nëpërmjet krimit, duke vjedhur e grabitur padrejtësisht njerëzit tanë të thjeshtë dhe tërë popullin tonë.
Pamvarsisht nga diplomat që kanë, të marra me ryshfete gjatë diktaturës, apo të blera sot me para në demokraci, nuk mund të tolerohen më gjyqtar e prokuror tē till, që i kanë kthyer gjykatat e prokuroritë në han, ku bëhen pazare të pista e biznese të ndyra.
Ne duhet ti pastrojmë sa më shpejt këto organe nga juristët anadollak, të paaftë e me kurse, ish shitsja, hekurkthyes, këpucar, motorrist, traktorist e shofer të çdo lloj ngjyre, që u bënë gjyqtar e prokuror, si edhe ata me diploma të rregullta që janë të korruptuar e me pasuri të dyshimta.
Këta punonjës drejtësie që ngelen kafeneve, klubeve e restoranteve, duke caktuar çmimin e gjobave që u japin njerëzve të ndryshëm sipas rëndësisë e vlerës që kanë çështjet e tyre në procesin gjyqsor, janë bërë njësoj si dikur kadinjtë e Turqisë, që grabisnin e ripnin pa mëshirë popullin tonë, i cili vuante e lëngonte nën zgjedhën barbare të osmanllinjëve aziatik të Anadollit.
Në Shqipëri si askund tjetër, po ndodhë një fenomen disi tepër i çuditshëm.
Kur punonjësit e policisë, që ndeshen vazhdimisht dhëmb për dhëmb në luftë me krimin, duke sakrifikuar edhe jetën për interesat e popullit, të shoqërisë dhe atdheut, ushtarakët, mjekët, inxinjerët, apo kuadro e drejtues të tjerë, nuk kursehen aspak, për ti nxjerr para drejtësisë, kur ata shkelin ligjet e abuzojnë me detyrën, përse gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët tanë të privilegjuar e të paprekshëm, nuk dërgohen në bankën e të akuzuarit?
Si është e mundur që këta çiban lihen të lirë për ta vazhduar aktivitetin e tyre kriminal, duke futur në xhepat e vet dhe të bosëve të tyre politikan e parlamentar, miliona euro për çdo ditë, duke sfiduar edhe ligjin?
Kur një gjyqtari e prokurori të korruptuar në perndim, i konfiskohet e gjithë pasuria, i hiqet përgjithmonë licenca e ushtrimit të profesionit dhe dënohet me sanksione tepër të ashpra nga ligje federale, lokale, apo ushtarake e tj, përse një veprim i tillë nuk ndodhë edhe tek ne, për të luftuar e parandaluar korrupsionin, prej të cilit po vuanë e gjithë shoqëria jonë ?
Ligjet në demokraci sigurisht që parashikojnë masa të rrepta dënimi edhe për punonjësit e inkriminuar të sistemit të drejtësisë, por në vendin tonë ku shteti ligjor është ende tepër i dobët dhe i korruptuar gjer në fyt, praktika të tilla pune nuk njihem fare, ose lihen qëllimisht në harresë, për të mos goditur korrupsionin dhe lojtarët e tyre të preferuar, gjyqtar, prokuror e avokat, nga të cilët po majmet gjithmonë e më shumë e tërë klasa politike shqiptare, që është krijuesja e këtij krimi.
Ne nuk do t’a fitojmë kurrë luftën dhe asnjë betejë të saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, pa larguar më parë nga gjykatat e prokuroritë të gjithë elementët hajdut, mashtrues, grabitës e të korruptuar, që kanë zënë vend dhe po vegjetojnë edhe në demokraci për dekada me rradhë, si dhe pa i dërguar ata përpara drejtësisë.
Sot kur ne kemi shumë kuadro të rinjë jurist, që kanë studiuar e doktoruar brenda e jashtë vendit, është momenti që të merremi seriozisht me këtë problem kaq të rëndësishëm dhe shqetësues, duke kërkuar edhe ndihmën dhe eksperiencën e madhe të aleatëve tanë në Uashington e Bruksel, pasi edhe populli ynë na e ka krijuar një mundësi të tillë, me votën e tij qysh më 23 qershor 2013.
Për rëndësinë që ka dhe problemin që trajton, ky artikull i shkruar dhjetë vjet më parë, u ripunua dhe dërgua për botim.
Nga :
Themi J. Tushe
New York, November 24,2013.