Kanë mbetur edhe 11 kuti për t’u numëruar në Dimal, ku deri më tani kryeson Partia Socialiste me një diferencë prej 857 votash.
Kandidatja Juliana Memaj e PS-së ka mundur të marrë 3958 vota, e ndjekur më pas nga kandidati i Partisë Demokratike me 3101 vota, Dritan Sula.
Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Gentian Meçi ka mbledhur 1236 vota.
Presim të përfundojnë numërimin edhe 11 kutitë e fundit për të marrë përgjigje të rezultatit përfundimtar të Bashkisë Dimal.