Bashkia Klos i shtohet listës së fitoreve të Partisë Socialiste.
Kandidatja e majtë, Valbona Zyber Kola, ka siguruar 4466 vota duke marrë shumicën e votave.
Nga ana tjetër, Bedri Selman Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 3499 vota, duke mos mundur të fitojë votëbesimin e qytetarëve për të drejtuar këtë zonë.
Gjithashtu edhe Mati është fituar nga Partia Socialiste, ku Agron Malaj ka arritur të sigurojë shumicën përballë Skënder Gjucit nga opozita.