Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka komentuar humbjen e bashkisë së vetme në këtë qark, atë të Memaliajt, ku fitoi kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Albert Malaj.
Kumbaro tha se bashkia Memaliaj ashtu si i gjithë qarku i Gjirokastrës është një bastion i majtë.
Ndaj në lidhje me rezultatin do të bëhet një analizë e plotë e asaj që ka ndodhur.
Kumbaro sqaroi se pritet të zbardhet e plotë dhe vota për Këshillin Bashkiak për të pasur më pas një analizë më të thelluar.