Sapo ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Pogradecit.
Kandidati socialist Ilir Xhakolli ka arritur një fitore të thellë në këtë bashki me 17.966 vota, një diferencë me rreth 10 mijë vota nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zini Tollozhina, i cili ka arritur që të marrë 8122 vota.
Ndërkohë Rezart Laraku nga “Lëvizja e Re” ka marrë vetëm 493.
Deri më tani PS kryeson në 54 bashki, përfshi është bashkitë e mëdha, si Tirana, Durrësi, e Shkodra. Sipas KQZ, deri në mesditë ka përfunduar procesi i numërimit në 33 bashki, 6 prej te cilave janë fituar nga ‘Bashkë Fitojmë’.